Sulejman Demollari ishte një prej figurave të njohura që mori pjesë në mbrëmjen e djeshme të më të mirëve për vitin 2022 në futbollin shqiptar. Menjëherë pas këtij eventi, Demollari la përshtypjen e tij të parë ku ndihej i lumtur për përparimet e bëra deri më tani.
“Dua të përgëzoj Federata Shqiptare e Futbollit për organizimin e shkëlqyer të mbrëmjes gala ‘Më të Mirët 2022’. Ndihem vërtetë i lumtur të shoh çdo ditë se futbolli shqiptar ka bërë shumë hapa përpara, duke u rritur në cilësi e duke na bërë të gjithëve krenarë për lojën tonë të bukur!
Në këtë mbrëmje gala u vlerësuan më të mirët, nga talentët e perspektivës, Rosela e Simon, goleadorët, Megi e Guindo, 11-shja më e mirë, trajneri Orges Shehi, arbitri Xhaja e deri te dy ‘Topat e Artë’, Megi Doçi e Redon Xhixha. Faleminderit YJE! Yje të futbollit, yjet e lojës tonë të bukur, që meritoni gjithçka! Sakrifica juaj u vlerësua! Jeni frymëzimi ynë! Urime!”, shkruan Demollari. /Sport Ekspres/