Përsëritja e duelit? UFC-ja ka gati ofertën “faraonike” për Khabib

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kreu i UFC-së, Dana Uajt, duket se është i vendosur të shohë sërish në kafazin e “UFC”, duelin midis Konor MekGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Irlandezi kërkon hakmarrje për humbjen poshtëruese, ndërsa rusi nuk e ka me nxitim.

Për ta bërë sa më shpejt realitet përsëritjen e duelit, që mbërtheu para televizorëve me miliona njerëz, Uajt ka menduar t’i bëjë Nurmagomedovit një çek prej 15 milionë dollarësh, shifër kjo që do të ishte një rekord më vete për një sportist të UFC.

Ndërkohë, në Rusi janë të bindur se Khabib nuk do të pranojë përsëritjen e menjëhershme të duelit. Në një prononcim për mediet ruse xhaxhai i Nurmagomedov tha se nipi i tij ka dëshirë të ndeshet fillimisht me amerikan Toni Ferguson, pra MekGregorit i duhet të presë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *