Përsëritet Juve-Napoli, Tare “kopjon” bardhezinjtë: Na leverdis dhe ne të mos luajmë, por i respektojmë rregullat

Precedenti Juventus-Napoli është përsëritur edhe një herë tjetër ne Serie A. Është pikërisht dueli mes Lacios dhe Torinos ai që pëson të njëjtin fat. “Granadat” nuk janë lejuar nga autoritetet vendase të udhëtojnë drejt kryeqytetit për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në skuadër. Mirëpo kjo nuk ka ndikuar aspak te bardhekaltrit, me Igli Taren që në një prononcim për “Sky Sport” “kopjon” bardhezinjtë dhe shprehet prerë se ekipi i tij do të presë 45 minuta siç edhe rregullorja e do, më pas do ia lërë organeve kompetente për verdiktin final të këtij takimi.

“Mund të them shumë gjëra, por i mbaj për vete. Ne kemi respektuar rregullat, kemi ardhur në stadium dhe presim 45 minuta siç duhet të bëjmë, pastaj lëmë gjithçka në duart e organeve kompetente. Ne do të donim ta luanim këtë ndeshje. Ishte gjithashtu e leverdisshme për ne që të mos e luanim atë, por mendojmë që kampionati duhet të respektohet. Këto gjëra ishin vendosur shumë kohë më parë dhe në këto situata interesat personale duhet të lihen mënjanë.

Ne duhet të respektojmë atë që thotë Liga. Jemi këtu dhe presim. Unë nuk kam pse të kuptoj pozicionet e Torinos, por respektoj rregulloret dhe lë gjithçka në duart e organeve kompetente. Pastaj ka shumë këndvështrime. Nuk dua të krijoj ndonjë polemikë. Ne e dimë se si qëndrojnë gjërat. Ne jemi këtu dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është që të jemi këtu dhe të mendojmë për ato që na shqetësojnë.

Ne nuk kishim ndonjë informacion deri natën e kaluar dhe menduam se do ta luanim ndeshjen. Si i tillë e kemi përgatitur atë. Ne mund të diskutojmë shumë gjëra, e vetmja gjë që ka rëndësi është që ne kemi respektuar protokollin, atëherë organet kompetente do të marrin vendimet”, ka deklaruar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online