Zyrtare/ Dinamo këtë herë i beson shqiptarëve, krahu i djathtë i Dedes te Tirana merr drejtimin e ekipit

Moriero u largua papritur ditën e djeshme nga drejtimi i skuadrës së Dinamos, duke u kthyer përsëri në Itali së bashki me Fabricio Mikolin. Trajneri italian la bosh stolin e kreut të pankinës, duke bërë që presidenti Marko Pontreli të mendojë shpejt për timonierin e radhës. Por këtë herë, ashtu siç edhe u lajmërua nga vetë klubi ditën e djeshme, skuadra i besohet një trajneri shqiptar.

Dinamo ka zyrtarizuar sot emrin e ri që do të marrë drejtimin e ekipit. Bëhet fjalë për një njohje të mëparshme të bluve të kryeqytetit, Olsi Uku, i cili më parë ka qenë zv. trajner i Kamaratës si dhe trajner i 21-vjeçarëve. Gjithashtu 31-vjeçari ishte krahu i djathë i Nevil Dedes në periudhën që ky i fundit drejtoi Tiranën.

“Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës. Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve. Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër”, njofton klubi i Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online