“Do sjellim futbollin në shtëpi“, Britania e Madhe gati të hapë dyert për Kampionatin Botëror, ja shifra e ofruar

“Do sjellim futbollin në shtëpi”, ky plani i hartuar nga Britania e Madhe, e cila në bashkëpunim me Irlandën kanë shpallur hapur dëshirën për të qenë organizatorë të Kampionatit Botëror 2030. Procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta në shtetin ishullor, gjë që ka shtyrë krerët të jenë të gatshëm të hapin dyert për kompeticionet e rëndësishme të futbollit, madje duke shprehur gatishmërinë për të luajtur më tepër ndeshje të Euro 2020 në stadiumet e tyre.

Qeveria është duke zhvilluar një plan fizibiliteti, ndërsa mësohet se një ofertë prej 2.8 milionë paundësh do të paraqitet në tryezën e FIFA-s. Britania e Madhe së bashku me Irlandën do të dorëzojnë kandidaturën e tyre zyrtare në vitin 2022, ndërsa vendimi i tyre është përshëndetur edhe nga Federata e Anglisë, Uellsit dhe ajo e Skocisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online