Portieri me “6 gishta“ që priti 10 goditje ndaj zikaltërve, Oçoa: Lojtarët e Interit më komplimentuan pas ndeshjes

Gijermo Oçoa kthehet përsëri në qendër të vëmendjes për pritjet e tij. I njohur ndryshe si portieri me 6 gishta, meksikani ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme për Interin, duke i hequr mundësinë e golit disa herë. Gardiani i Salernitanës ka kryer gjithsej 10 pritje përgjatë lojës, duke vendosur edhe rekordin e Serisë A për këtë sezon. Pas përfundimit të ndeshjes, Oçoa ka folur për “Sky Sports”-in, ku ka zbuluar se lojtarët kundërshtar e kanë komplimentuar për pritjet e bëra.

“Mendoj se gjuajtja e Korreas ishte më e ndërlikuara e ndeshjes. Edhe ajo e Barelës ishte e vështirë, ajo në vijë. Lojtarët e Interit më komplimentuan. Ata janë të zemëruar për rezultatin, ne jemi të lumtur për pikën që kemi rrëmbyer. Ekipi punoi mirë. Ia dolëm të gjenim një gol të mirë me Kandrevën”, ka delaruar Gijermo Oçoa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online