Përse mungoi trajneri? Kreshnik Leka ka tjetër pyetje në rastin Calja: Çudia ishte që nuk doli trajneri i Erkand Qerimaj, ndoshta ka xhelozi dhe inate

Shqipëria ka pasur një paraqitje tërësisht për t’u harruar në Lojërat Olimpike të Tokyo. Rezultati më i mirë deri tani ka ardhur nga Briken Calja që zuri vendin e katërt dhe ishte fare pranë medaljes së parë për vendin tonë. Nga krahu tjetër shpresat mbeten vetëm te Luiza Gega që ka arritur kualifikimin për në fazën finale.

Por le të kthehemi pak në çështjen që është diskutuar shumë gjatë, Briken Calja. Ky i fundit ka dalë në garë pa trajnerin e tij. Ndërkohë i ftuar për “Ora Neës” dhe i intervistuar nga Altin Sulçe ishte trajneri i ekipit kombëtar Kreshnik Leka, që është edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

“Briken Calja arriti rekordin e Shqipërisë në peshëngritje për të gjitha kohërat, edhe i sportit shqiptar. Ne peshëngritjen e kemi traditë dhe gjithmonë jemi përballur denjësisht aty me Europën e botën. Trajneri që mungoi te Calja? Kryesorja është që morëm rezultat të mirë. Pastaj kam rezervat e mia në lidhje me kompozimin e ekipit të Shqipërisë. Që kur KOKSH vuri kufi që duhet të ketë dy shoqërues zyrtarë për sportistët, çalonte puna. Se në bazë të rregullave që u vendosën, sportistin duhet ta nxjerrin në garë 3 persona. U vendos ky kufiri në momentin që dihej se Shqipëria kishte shansin më të madh që të fitonte medalje nga peshëngritja. KOKSH e vendos se kush do të shkoj dhe sa do të shkojnë.

Briken Calja vendosi që ta nxirrte në garë presidenti meqë ishte edhe ish-sportist, e ka ndjekur edhe nga afër në stërvitje. Personi tjetër që shkoi, ishte një nga trajnerët më të mirë që është edhe trajneri i Erkand Qerimaj, Zef Kovaçi. Mua më bën çudi se kur doli Briken Calja në garë, Zef Kovaçi nuk ishte aty. E kishte të detyrim të dilte, ishte trajneri i Shqipërisë dhe jo vetëm i Erkand Qerimaj. Nuk e mora vesh nëse ka inate të brendshëm apo xhelozi. Kjo është e papranueshme, nuk e di se çfarë emri t’i vendos”, tha Leka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online