Tirana-Kastrioti përfundoi me rezultatin 1-0, duke e bërë mjaft të ndërlikuar situatën në Play-Out. Krutanët u ankuan për faktin se në momentin që Tirana shënoi gol, një lojtar i tyre ishte i shtrirë në fushë dhe kryeqytetasit duhet të respektonin “Fair Play”.
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova ka prekur një detaj të veçantë. Në momentin kur lojtari i Kastriotit rrëzohet në tokë, asnjë prej lojtarëve krutan nuk kërkon që topi të dalë jashtë dhe vazhdojn? normalisht aksionin. Menjëherë sapo shënohet goli vjen edhe protesta e madhe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/