Përse kjo lëvizje? “I shihja i mërzitur dhe më rrënqethej mishi”, Klaus Gjasula me sinqeritet si mbërriti te Hamburgu

Nga Klaudio Ndreca

Klaus Gjasula do të largohej nga Paderborni ku mbante edhe shiritin e kapitenit për të lëvizur drejt Hamburgut. Një lëvizje kjo e mesfushorit shqiptar që e dërgon një kategori më poshtë në Gjermani, ndërsa shumëkush priste që të mbetej ende pjesë e Bundesligës pas sezonit të zhvilluar në elitën e futbollit gjerman.

Por përse një vendim i tillë? Gjasula e ka shpjeguar për herë të parë, duke e treguar me sinqeritet se arsyeja kryesore ishin vetëm tifozët dhe mënyra sesi përjetohet futbolli te ekipi i Hamburgut, që ka diferenca të mëdha mes skuadrën që bënte pjesë më parë.

“Kam luajtur në sezonin e shkuar me Paderbornin në stadiumin e Hamburgut. Atmosfera në këtë vend më ka emocionuar. Edhe pse ne e humbëm ndeshjen, unë isha i mërzitur dhe i zhgënjyer, po rrija në cepin e fushës dhe po shihja sesi Hamburgu e festonte fitoren me tifozët. Në atë moment zemërimi im dhe zhgënjimi më shkaktoi edhe rrënqethje mishi. Që nga ajo kohë e kam ndjekur rregullisht Hamburgun. Pastaj kur mbërriti telefonata nuk e mendova gjatë”, ka thënë Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online