Përralla “Dalkurd”, kombëtarja “kurde” e mrekullive ngjitet në elitën suedeze

Skuadra e formuar 13 vjet më parë në Suedi nga një grup refugjatësh nga Kurdistani është bërë “përfaqësuesja” e një populli pa një shtet. Arriti të ngjiste 7 kategori dhe “dribloi” edhe fatin

Anton Cicani

Përrallat janë të bukura, sepse të bëjnë të mendosh se shpesh realiteti mund të bazohet në to, edhe pse fëmijë mendonim se shumë gjëra mund të arriheshin, por më pas “u përplasëm” me dështimet. Të besosh te e pamundura është praktikisht esenca e jetës dhe, nëse kjo arrihet, atëherë padiskutim mund të quhesh i lumtur. Futbolli është një mënyrë ose rrugë për të shkruar një pjesë të kapitujve të jetës. Dhe, nëse me një “lupë” shohim histori të ndryshëm nëpër botë, do të gjejmë shpesh mrekulli apo arritje. Ashtu si ajo e Dalkurdit, një ekip që përfaqëson një etni, kulturë, zakone dhe traditë… Por, le të “lexojmë” pak këtë “përrallë” të bukur që na dha futbolli.

Bërlange, qyteza ku u themelua Dalkurdi

Na duhet një biletë për në Skandinavi, aty ku shpesh historitë më të bukura janë të emigrantëve, sepse edhe Ibrakadabra ishte një prej tyre, nga një familje boshnjake.

Këtë herë do të flasim për Dalkurd, përfaqësuesja e një vendi që nuk ekziston, por që luan në divizionin e dytë suedez. Plot 13 vjet më parë nuk kishin një emër, një stemë dhe një fanellë. Vetëm një ëndërr: të krijonin një skuadër që do të mbronte ngjyrat e popullit, atij kurd (që ndryshe nga shteti, ekziston!) në shtetin ku u pritën si refugjatë, Suedi.

Vetem 30 km larg Stokholmit

Eshtë historia e Dalkurd FF, klubi i themeluar në 2004-n në një qytezë 3 orë larg Stokholmit. Mund të duket si një histori ë zakonshme dhe që do të harrohet menjëherë, por ndoshta shumë pak dinë se Dalkurdi, vitin tjetër, do të luajë në elitën e futbollit suedez dhe për të gjithë është “kombëtarja kurde”. i është dashur të arrijë 7 “diploma” ngjitje, nga të cilat pesë radhazi. Dhe pasi rrezikuan një fund tragjik në një fatkeqësi ajrore, tani kultivon ëndrrën (e realizueshme) për të luajtur në Champions League, një ditë… Motivi? Pse jo, shorti t’i vendosë derbin përballë turqve të Gallatasarajit apo Fenerbahçes.

Kapiteni Azizi duke i folur shokeve

Refugjatët miliarderë –Gjithçka nisi në vitin 2004, kur nëntë refugjatë kurdë formuan skuadrën e Borlange, në qytezën e Dalarnës, më shumë e njohur si zonë peshkatarësh. Në simbol të klubit vendosën flamurin me vija horizontale të kuqe, të bardha dhe jeshile, me një diell në qendër: ajo e Kurdistanit iraken, toka nga ku u arratisën. Projekti kishte ambicie sociale më shumë se sa sportive: të mbante fëmijët emigrantë larg rrugës dhe të provonin integrimin në një vend që nga vitet ’70 e tej i kishte pritur, edhe pse me vështirësi përshtatje. Ndër vite, skuadra u rrit dhe në vitin 2016, shoqata që e zotëronte shiti 49% të kuotave te dy miliarderë, vëllezërit Sarkat dhe Kava Junad, edhe ato kurdë dhe pronarë të telekomunikacionit. Deri në katin e fundit të shkallëve, që u arrit të shtunën në fitoren 1-0 ndja GAIS, në stadiumin e shtëpisë (vetëm 6500 vende), që i dhuroi kurdëve një vend në kampionatin elitar suedez.

Kapiteni aktivist – Një kampionat, Kurdistani nuk e ka, ashtu sikurse edhe një kombëtare. Sepse, në fakt, nuk është shtet, si për FIFA-n, ashtu edhe për politikën ndërkombëtare. Eshtë një territor (në veçanti autonom por jo i pavarur) i ndarë mes shumë vendesh: Turqi, Siri, Irak dhe Iran. Pjesa irakene, si Katalonja e Pikesë, ka votuar referendumin për Pavarësi shtatorin e shkuar: “po”-ja fitoi por nga Bagdati, pati represion. Kështu, në ditët e sotme, miliona persona bëjnë tifo për një (ish) skuadër që luan mijëra kilometra larg në distancë toke, me kapiten një kurd, i dashur nga të gjithë (dhe mjaft aktiv për vendin e tij) Peshrav Azizi, mbrojtës qendror dhe me mjekër e filantrop, biri i një luftëtari Peshmerga. Ato që prej vitesh luftojnë Isis në kufi me Sirinë, për t’u kuptuar.

Flamuri i Kurdistanit

Jetojnë për mrekulli – Dhe të mendosh që futbollistët e Dalkurdit, në këtë orë, do të ishin të vdekur, një histori thuajse e ngjashme me Shapekoensen braziliane… Në mars të vitit 2015 i shpëtuan mrekullisht fatkeqësisë ajror të Airbus Germanëings 9525, i nisur nga Barcelona me destinacion Duseldorfin dhe që ra në Alpe pasi kopiloti Andreas Lubitc, e pilotoi me qëllim vetëvrasjen. Vdiqën 150 persona. Futbollistët ktheheshin nga një transfertë në Spanjë dhe duhet të ishin të gjithë në atë avion. Në fund, vendosën që rrugëtimi do të ishte i gjatë dhe u ndanë në tre linja fluturimesh. Fati, për ata, kishte plane të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *