Feronikeli është mposhtur edhe në shtëpi nga skuadra e Slovan Bratislava, me rezultatin 2-0. Kampionët e Kosovës duhet të përmbysnin humbjen 2-1 në shtëpinë e tyre, por nuk ia dolën dhe u eliminuan nga Europa League.
Bardhejeshilët bënë një paraqitje pozitive, por nuk arritën të shkonin te gola. Ndërsa miqtë shënuan dy herë, duke u treguar cinikë dhe duke u larguar të kualifikuar nga Prishtina. Golat për Bratislavën u shënuan nga De Marko (19’) dhe Holman (54’).
UEFA Europa League, kualifikuese
Feronikeli – S. Bratislava 0-2
De Marko 19’, Holman 54’