Përleshje të dhunshme në Angli përpara derbit “M23”

Kthehen incidentet në futbollin anglez. Tifozët e Brajton dhe Kristal Palas janë përfshirë në përleshje të dhunshme, gjatë mbrëmjes së të martës, përpara ndeshjes në Premier Ligë. Lajmi është konfirmuar nga mediat lokale në ishull.

Sipas raportimeve, dy tifozeritë rivale janë përleshur në stacionin e rajtonit, përpara sfidës që ndryshe njihet edhe si derbi “M23”. Për të shpërndarë tifozët dhe për të rivendosur rregullin, u nevojit ndërhyrja e policisë.

Rivaliteti ndërmjet dy tifozerive është mjaft i madh. Incidente të ngjashme u regjistruan edhe gjatë ndeshjes së edicionit të kaluar në “AMEX Stadium”, pasi 150 tifozëve të Kristal Palas i’u ndalua hyrja në stadium, pavarësisht se ata zotëronin bileta. Sipas mediave, tifozeritë e dy skuadrave u përfshinë në përleshje edhe me policinë, në momentin kur po shoqëroheshin drejt stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online