Përkushtim ekstrem i tifozëve anglezë, në Kroaci për ndeshjen pa spektatorë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sot në orën 20:45 Kroacia do të presë Anglinë në stadiumin e qytetit të Rijekës, në takimin në kuadër të kompeticionin “Nations League”. Por, kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, kjo për shkak se UEFA e ka dënuar Kroacinë me dy ndeshje pa tifozë në shtëpi për shkak të një incidenti të ndodhur në kualifikueset e Euro 2016, ku në tapetin e fushës shfaqej simboli nazist i “Svastikas”.

Në mënyrë të pabesueshme, ky fakt nuk i ka ndaluar tifozët anglezë të zbarkojnë nëpër rrugët e Rijekës për të shijuar ndeshjen në lokalet dhe sheshet e qytetit kroat. Diçka e rrallë kjo që zor se mund të përsëritet nga ndonjë tifozeri tjetër.

                                                Stadiumi ku do të luhet ndeshja pa tifozë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *