Rei Manaj është një nga lojtarët që spikati në javën e 32-të të kampionatit turk. Megjithëse nuk e dërgoi topin në rrjetë, siç ka bërë 16 herë në këtë sezon, sulmuesi shqiptar është përfshirë mes më të mirëve për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në javën që lamë pas.
Lojtari 27-vjeçar dha një asisit mjaft të bukur në golin e vetëm të shënuar në fitoren e Shivasporit kundër Trabzonsporit, ku tërhoqi vëmendje edhe me lojën mjaft pozitive që zhvilloi në fushë. Manaj është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës, ku përbën majën e sulmit përkrahë Edin Xhekos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/