VIDEO/ Tifozët e Barcelonës rrethojnë hotelin e PSG-së, ofendojnë në kor Dembelenë dhe klubin francez: Të q**** PSG-në

PSG-ja ka mbërritur në Barcelonë me një detyrë të vështirë mbi supe. Klubi parisien duhet të mposhtë katalanasit me të paktën një diferencë prej dy golash në mënyrë që të sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. E si për t’ja vështirësuar më tepër situatën kanë menduar tifozët e Barçës.

Këta të fundit kanë rrethuar hotelin ku është grumulluar kampioni në fuqi i Francës dhe kanë nisur në kor ofendimet e rënda karshi PSG-së dhe Dembelesë. “Të q**** PSG-në. Dembele bastar.di. Dembele bir ku***”, kanë qenë fyerjet e tifozerisë së Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/