Perishiç në dilemë, në Angli këmbëngulin për të

0

Ivan Perishiç bëri një Kupë Bote mjaft të mirë, pasi së bashku me Kroacinë e tij arritën deri në finale, ku u mundën nga Franca. Lojtari i Interit ka kërkuar disa ditë pushime, për të marrë veten nga Botërorit, por menjëherë kanë nisur aludimet për të ardhmen e tij.

Nga Anglia raportohet se kroati preferohet nga Mançester Junatit dhe e ka gati ofertën, por duhet fillimisht aprovimi i lojtarit. Zhoze Murinjo e ka në listën e dëshirave 29-vjeçarin, të cilin e kërkoi me insistim dhe në verën e shkuar, ndërsa tregon se nuk heq dorë për të. Me shumë gjasa në ditët e ardhme do të ketë të tjera zhvillime konkrete, pasi performancë e mesfushorit në Rusi i ka bindur drejtuesit e “djajve të kuq” se investimi do ia vlente.

Në anën tjetër e presin në Milano, me trajnerin Spaleti, i cili ka treguar se ka kontaktuar me lojtarin në fjalë, por nuk ka diskutuar mbi të ardhmen. Në tre edicionet e fundit, Perishiç ka qenë një nga më të dalluarit tek Interi dhe sigurisht zikaltrit nuk duan që të humbasin shërbimet e kroatit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.