Përgjigje kritikëve, Grizman: Nuk luajmë si Spanja dhe Barcelona, ne duam të fitojmë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mbas barazimit në miqësoren kundër Gjermanisë, Franca arriti të fitojë ndeshjen me Holandën me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikët e para në Nations League. Mbape dhe Zhiru shënuan golat për Kampionët e Botës, ndërsa Babel shënoi golin e barazimit të përkohshëm për Holandën.

Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, ka folur mbas ndeshjes duke treguar emocionet e përjetuara përpara tifozërisë së tyre. 27-vjeçari flet dhe për mënyrën e lojës, por fitorja vlen më shumë se futbolli i bukur.

“Fitorja i bën gjërat më të thjeshta për festat mbas ndeshjeve. Dëshironim të shihnim tifozët tanë dhe të luanim në “Stade de France”, për më tepër, përpara familjarëve tanë. U ndjemë mirë, provuam emocione të forta dhe shpresoj të jenë kënaqur dhe tifozët.

Ne përpiqemi t’u dhurojmë atyre çfarë presin prej nesh. Natyrisht, ne nuk luajmë si Spanja, ose Barcelona, por ne përpiqemi t’i fitojmë ndeshjet për tifozët tanë. Kupa e Botës do të na shoqërojë gjatë gjithë jetës tonë”, përfundon Antuan Grizman.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *