Përfundon procesi, gjykata shpall vendimin për Ronaldon

Katrin Majorga, siç është kthyer në modë vitet e fundit, u bë e famshme nëpërmjet një padie për përdhunim të lëshuar ndaj Kristiano Ronaldos. Gruaja pretendonte se portugezi e kishte përdhunuar atë në vitin 2009.

Majorga e ngriti përsëri para disa muajsh padinë, me Ronaldon që iu desh të mbrohej në gjykatat amerikane. Ditën e sotme ka përfunduar e gjithë kjo ”odise”. Trupa gjyqësore ka vendosur t’i japë fund kësaj çështje, duke shpallur Ronaldon të pafajshëm.

Në media është publikuar edhe dokumenti, ku shkruhen të gjitha argumentet pse sulmuesi i Juventusit është i pafajshëm. Arsyeja kryesore është mungesa e provave dhe mosgjetja e videos, që Majorga pretendonte se ekzistonte. Humbja e pamjeve e detyroi ish-të dashurën e Ronaldos të tërhiqej nga akuza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *