Ish-kapiteni i Çelsit, Xhon Terri – aktualisht pjesë e Aston Vilës – ka akuzuar kompaninë e prodhimit të duhanit “Gold Flake” që ka përdorur imazhin e tij në kopertinën e paketës. Ai ka shpërthyer në rrjetin social “Instagram”, duke e cilësuar të neveritshëm vendimin e kësaj kompanie. “E neveritshme nga kjo kompani që përdor imazhin tim në paketat e cigareve që prodhon vetë. Unë e urrej duhanin”- ka shkruar Terri në “Instagram”.