Premier Liga si “Big Brother”, propozohet monitorimi i lojtarëve

 

Premier Liga shumë shpejt mund të marrë një vendim të rëndësishëm për të survejuar të gjithë lojtarët në përdorimin e rrjeteve sociale. Premier pretendon se disa kompani investigimi po përdorin rrjetet sociale për të sjellë metodat e “Big Brother” në futboll. Firma “Kroll” se hetimi i afërt mund të kishte vënë në dukje sjelljen e çuditshme të ish-lojtarit të Sandërlendit, Adam Xhonson përpara se të burgosej me akuzën për seks me të mitur. Por ashtu nëpërmjet këtyre investigimeve Evertoni mund të kishte marrë masa më herët për të vënë në dukje varësin e Uejn Runit nga alkooli. Sipas medieve britanike një delegacion i kësaj firme pritet të takohet me zyrtare të federatës angleze. Firma pretendon se duke studiuar rrjetet sociale dhe përdorimin e tyre nga lojtarët e Premier, klubet dhe menaxherët e lojtarëve mund të kenë më shumë dijeni për yjet e tyre. Nëse një gjë e tillë do të formalizohej, kjo do të xhindoste lojtarët e Premier Ligës, por “Kroll” mendon se në fund vendosin klubet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online