“Performancë shumë e mirë, luajtëm më mirë se PSG-ja për 60 minuta”, Pioli nuk e bën dramë humbjen: Nuk mbaroi këtu grupi

Milani u mposht sot me shifrat e thella 3-0 nga PSG-ja. Një humbje e tillë nuk bëhet dramë nga Stefano Pioli, i cili është shprehur pas ndeshjes për “Prime Video”-n se grupi nuk përfundoi me këtë përballje. Trajneri i kuqezinjve është i kënaqur me lojën e bërë nga ekipi i tij në 60 minutat e para, periudhë në të cilën sipas tij e dominuan kundërshtarin.

“Një rezultat i rëndë. Skuadra bëri gjithçka që duhej të bënte, por duhet të luanim më mirë në nivelin Teknik. Duhet të rritemi. Grupi nuk përfundoi me këtë ndeshje, por dukshëm duhet të vrapojmë dhe të bëjmë mirë duke nisur që nga Napoli. Ne kishim një performanë shumë të mirë, duke luajtur më mirë se PSG-ja për 60 minuta. Më pas pësimi i golit të dytë mund ta bëjë situatën të vështirë. Ne lëshuam pak, rekuperuam duke menduar se do të shënonim”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online