“Për këto ndeshje e lëvizim b***ën në stërvitje”, Kalabria i nervozuar pas humbjes së Milanit: Kush nuk beson, të rrijë në shtëpi

Milani është mposhtur sot me shifrat e thella 3-0 nga PSG-ja. Një rezultat ky që e ndërlikon edhe më shumë situatën e kuqezinjve në grup, pasi renditen të fundit pas tre ndeshjeve të zhvilluara. Davide Kalabria është shfaqur i nervozuar përpara mikrofonit të “Sport Mediaset”-it, ku ndër të tjera është shprehur se ata që nuk besojnë te kalimi i grupit më mirë të qendrojnë në shtëpi.

“E dinim që nga dita e parë se gjithçka do të ishte në garë deri në ndeshjen e fundit. Ne shkojmë çdo ditë dhe lëvizim b***ën në Milanelo për këto ndeshje. Nëse duam që të lëvizim përpara, dhe ne duam ta bëjmë këtë, duhet të përveshim mëngët. Gjithkush që nuk beson është më mirë që të qendrojë në shtëpi”, ka thënë Davide Kalabria./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online