VIDEO/ Në “Parkun e Princave” nuk ka vend për “djallin”! PSG-ja shtyp Milanin, kuqezinjtë rrezikojnë kalimin e grupit

Milani shkoi në Paris me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, por loja nuk shkoi sipas planit të tij. Në “Parkun e Princave” nuk ka vend për “djallin”. PSG-ja ka shtypur Milanin mbrëmjen e sotme, duke e mposhtur pastër 3-0.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 32-të dhe autori ishte ylli më i madh i parisienëve, Kilian Mbapeja. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për PSG-në, e cila tundi rrjetën edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës. Kolo Muani dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Li Kang-in vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

PSG-ja merr kështu kryesimin e grupit F me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani gjendet në fundin e renditjes. Kuqezinjtë numërojnë deri më tani vetëm 2 pikë në Ligën e Kampionëve, duke vendosur në rrezik edhe kualifikimin për në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online