Përforcimi Veliaj: Burreli e ka forcën të qëndrojë në të Parën

Dje skuadra e Burrelit ka luajtur ndeshje miqësore me Tërbunin, një sfidë që matjanët e humbën 0-2. Për trajnerin Elvis Plori skuadra nuk luajti mirë në këtë ndeshje, ku edhe humbi shumë raste shënimi, ndërsa për Emiljano Veliajn, përforcimin e ri në këtë skuadër, kjo ishte një miqësore me dy pamje për skuadrën e tij të re.

“Kalimin tim te Burreli e shoh me optimizëm. Humbja e miqësores me Tërbunin nuk tregon vlerat e vërteta që ka kjo skuadër, e cila është në kolaudim e sipër pas disa ndryshimeve që ka bërë në këtë merkato, në krahasim me gjysmën e parë të këtij sezoni. Në pjesën e parë humbën raste dhe u bënë gabime, në të dytën loja u përmirësua”, kështu deklaroi Veliaj për SportEkspres.com, duke theksuar më pas se Burreli do mbijetojë në Kategorinë e Parë.

“Unë luajta 45 minutat e dyta në miqësoren me Korabin dhe nuk kam qenë në gjendjen time më të mirë. Kisha rreth dy javë pa stërvitje, por në këto 10 ditë deri në rifillimin e kampionatit do të përmirësohem e do të përshtatem më mirë me ekipin. Skuadra ka elementë të mirë e të denjë për Kategorinë e Parë dhe për mbijetesën në këtë kategori”.

Burreli renditet në vendin e 9-të me 15 pikë, me pikë të barabarta me Ilirinë e vendit të 8-të, me të cilën do të luajë në javën e 15-të më 17 shkurt në Fushë Krujë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *