Sulmuesi i Tiranës Namdi Oduamadi është rikthyer në kryeqytet pas disa muajsh qëndrim në Milano, ku po rikuperohej pas një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull. 28-vjeçari u më 7 tetor, në ndeshjen kundër Laçit në “Selman Stërmasi”.
Oduamadi është rikthyer në Tiranë dhe ka filluar vrapimet e lehta. Trajneri Ardian Mema i duhet të presë të paktën një muaj për ta pasur në dispozicion sulmuesin, pasi nigeriani ka pesë muaj pa luajtur dhe do i nevojitet kohë për të kapur ritmin e duhur të ndeshjeve.
Oduamadi ishte afrimi i fundit që Tirana bëri gjatë merkatos së verës. Sulmuesi nigeriani është një produkt i akademisë së Milanit, ndërsa për shumë sezone ka luajtur në skuadra të ndryshme të Serie B, por edhe në Finlandë me skuadrën e HJK-së. Gjatë fazës së parë të kampionatit, Oduamadi u aktivizua në vetëm pesë ndeshje me bardheblutë.