Kamza ka njoftuar me anë të një postimi në faqen e klubit në “Facebook” se drejtori i përgjithshëm i klubit do të jetë italiani Fabio Kordela. Italiani ka një “CV” të pasur dhe në të shkuarën ka qenë drejtor i klubit të Honvedit në Hungari.
Kordela do të prezantohet në ambientet e klubit më datë 20 nëntor. Gjatë viteve të fundit Kordela ndërmori një pauzë nga bota e futbollit për t’u fokusuar në biznesin e verës, ku prej vitesh është pronari i një kantine që mban emrin e tij.