Javier Tebas, presidenti i La Liga, ka dalë edhe njëherë në intervistë duke akuzuar direkt Florentino Perez se po gënjen për formimin e Superligës me arsyet që kreu i Realit të Madridit po shtron në tryezë. Ky i fundit ka thënë se futbolli nuk po ndiqet shumë dhe se në kampionatin spanjoll luhen ndeshje që nuk kanë fare interes, duke drejtuar gishtin nga ekipet e vogla.
Por sa e vërtetë është kjo? Javier Tebas ka hedhur gjithçka poshtë: “Perez po gënjen shumë. Ne kemi të dhëna të saktë se Real Madrid-Liverpol kishte vetëm 100.000 shikues më shumë sesa Barcelona-Valladolid. Tregu është i ndryshëm. Në Spanjë, Villareal-Sevila është pesë herë më e ndjekur se Manchester United-Manchester City. Ndërkohë përballja Eibar-Osasuna është më e pëlqyeshme se Manchester United-Everton”, ka thënë Tebas. /Sport Ekspres/