Nuk e tradhton Gatuzon/ Shkëlqen në mbrëmjet e mëdha, vlerësimi për Elseid Hysajn kundër Lacios

Elseid Hysaj e ka përfunduar kontratën e tij me Napolin dhe nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre duke filluar nga merkato e verës. Të gjithë e kanë të qartë këtë fakt në Itali, por mbrojtësi shkodran vazhdon që të tregojë profesionalizmin e duhur duke mos neglizhuar asgjë nga paraqitjet e tij.

Lojtari shqiptar ka shkëlqyer edhe në mbrëmjen e djeshme teksa Napoli fitoi në shifrat 5-2 kundër Lacios. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet pasi vendoste historinë se cila prej tyre do të mbante ende shpresën e kualifikimit në “Champions League”.

Për “Calciomercato”, Hysaj meriton notën 6.5 me paraqitjen e zhvilluar kundër Lacios: “E nisi me shumë vështirësi ndaj Lazarit. Më pas ulet dhe e merr shtruar, duke mbyllur kundërshtarët dhe me superioritet të madh. Është shumë i mirë në performancë”, shkruhet në vlerësimin për Hysajn. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online