Janar 2013, Milano, në një diskotekë të njohur u regjistrua një ngjarje e rëndë: një vajzë shqiptare denoncoi një grup personash për përdhunim.
4 vite më vonë, hetimi mbyllet pas shumë zvarritjesh dhe vajza ka të drejtë, nuk ka gënjyer, ndryshe nga sa pretendonte pala mbrojtëse.
Mes të akuzuarve, braziliani Robinjo!
Ish-ylli i Brazilit, Realit, Mançester Sitit e Milanit është dënuar me 9 vite burg. Kampioni në disa kampionate ka qenë gjithnjë problematik në sjellje për klubet e tij dhe tashmë plas bomba. Ka ende apelime pa fund, por Robinjo zor se i shpëton burgut.