Përcaktohen datat për finalet e Kategorisë së Para dhe të Dytë, ja kur njihemi me kampionët

FSHF ka vendosur për datat e finaleve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Këto dy kampionate do të njohin kampionin në mesjavën e ardhshmë. Fillimisht do të zërë vend përballja mes Kastriotit dhe Apolonisë. Të dyja skuadrat do të masin forcat në “Elbasan Arena” të mërkurën e 22 korrikut në orën 19:00.

Ndërkohë vetëm një ditë më vonë stadium “Niko Dovana” i Durrësit do të presë në orën 17:30 finalen tjetër, atë të Kategorisë së Dytë. Vora në grupin A dhe Tomorri në grupin B kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, por në datën 23 korrik do të kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë me petkun e kampionit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Do të luhen këtë javë finalet që do të shpallin skuadrat kampione në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Ditën e mërkurë, datë 22 korrik, ora 19:00 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, që do të shpallë ekipin kampion në Kategorinë e Parë. Kastrioti vjen në këtë duel si fitues i Grupit A, ndërsa Apolonia e mbylli sezonin e rregullt në krye të Grupit B të kësaj kategorie.

Një ditë më vonë, më 23 korrik në ora 17:30 do të luhet finalja e Kategorise së Dytë, Vora-Tomorri.
Kjo sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të vërë përballë dy fituesit e grupeve A dhe B në këtë kategori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online