Përballjet me Lihtenshtejnin, dy fitore 2-0 dhe goli rrufe i Hykës!

Lihtenshtajni është kundërshtari më modest i Kuqezinjve në grupin G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.  hqipëria renditet në vendin e 63-të me 583 pikë, ndërkohë që Lihtenshtajni është i 190-ti me 56 pikë, ose 123 vende më poshtë. Në takimin e parë midis dy vendeve të zhvilluar, më 6 tetor 2016 në “Jossy Barthel”, Shqipëria e drejtuar asokohe nga Xhani De Biazi fitoi 2-0: autogl i portierit Jehle (12’, pas gjuajtje së Hykës) dhe gol i Bekim Balajt (71’, asist i Hysajt). Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani në grupin B, Shqipëria ka fituar 3 (Maqedoni, Lihteshtajn, Izrael) dhe ka humbur po 3 (Spanjë, Itali, Izrael), ndërsa Lihtenshtajni i ka humbur të 6-ta. Sakaq, kemi edhe një sfidë miqësore ndaj Lihtenshtejnit, e fituar po 2-0. Ishte 20 gushti i vitit 2008 dhe bëhej fjalë për miqësore. Sakaq, kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin më të shpejtë ndaj Lihtenshtejnit, me vetëm 43 sekonda. Më pas, shënoi Kapllani, në atë miqësore dhe përballje të parë.

20 gusht 2008

Shqipria-Lihtenshtejn    2-0

6 tetor 2016

Lihtenshtejn-Shqipëri    0-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online