Lihtenshtajni është kundërshtari më modest i Kuqezinjve në grupin G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. hqipëria renditet në vendin e 63-të me 583 pikë, ndërkohë që Lihtenshtajni është i 190-ti me 56 pikë, ose 123 vende më poshtë. Në takimin e parë midis dy vendeve të zhvilluar, më 6 tetor 2016 në “Jossy Barthel”, Shqipëria e drejtuar asokohe nga Xhani De Biazi fitoi 2-0: autogl i portierit Jehle (12’, pas gjuajtje së Hykës) dhe gol i Bekim Balajt (71’, asist i Hysajt). Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani në grupin B, Shqipëria ka fituar 3 (Maqedoni, Lihteshtajn, Izrael) dhe ka humbur po 3 (Spanjë, Itali, Izrael), ndërsa Lihtenshtajni i ka humbur të 6-ta. Sakaq, kemi edhe një sfidë miqësore ndaj Lihtenshtejnit, e fituar po 2-0. Ishte 20 gushti i vitit 2008 dhe bëhej fjalë për miqësore. Sakaq, kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin më të shpejtë ndaj Lihtenshtejnit, me vetëm 43 sekonda. Më pas, shënoi Kapllani, në atë miqësore dhe përballje të parë.
20 gusht 2008
Shqipria-Lihtenshtejn 2-0
6 tetor 2016
Lihtenshtejn-Shqipëri 0-2