Përballja me Italinë acaron Courtois, portieri belg: Nuk e kuptoj pse duhet të luajnë, vendi i tretë në Ligën e Kombeve….

Belgjika humbi ndaj Francës me rezultatin 2-3, duke u eleminuar kështu në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Edhe pse në avantazh 2-0 në pjesën e parë, Belgjika e pati të pamundur të ndalë presionin e francezëve, të cilët do të përballen me Spanjën në finale.

Nga ana tjetër, Italia do të ndeshet me Belgjikën për medaljen e bronztë të këtij kampionati. Ky fakt e ka acaruar shumë portierin Thibaut Courtois, i cili e ka quajtur të pakuptimptë ndeshjen për vendin e tretë, pasi Liga e Kombeve nuk është e ndonjë rëndësie shumë të lartë.

“Nuk e kuptoj pse do të luajmë ndaj Italisë për vendin e tretë. Vendi i tretë në Ligën e Kombeve nuk do të thotë absolutisht asgjë”- ka reaguar Courtois./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online