Ka humbur vendin e titullarit te Lazio, bardheklatrit gjejnë pasardhësin e Tomas Strakoshës

Edhe pse dy vite më parë ishte një nga portierët më të mirë në Itali, Thomas Strakosha duket se ka “humbur busullën” tek Lazio. Portieri shqiptar nuk po arrin të mposhtë konkurencën e Pepe Reinas, i cili pavarësisht moshës 39-vjeçare është titullar absolut tek kryeqytetasit. Thomas Strakosha duket se nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, i cili po mendon për zëvendësimin e tij.

Sipas gazetës spanjolle, “Fichajes”, drejtuesit e Lazios, me kërkesën e Sarrit janë në tratativa lër nënshkrimin e portierit të Chelseat, Edouard Mendy. Thomas Strakosha pritet të largohet nga ekipi i Lazios verën e ardhshme me parametro 0, pasi i përfundon kontrata. Edouard Mendy do të ishte zgjedhja perfekte e Sarrit, me Reinën që pritet të largohet gjithashtu verën e ardhshme./Elio Hajdari-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online