“Për ty do të lypja pa turp“/ Emocionon Jurgen Goxha, ditë për mos t’u harruar për futbollistin shqiptar

Një ditë për mos t’u harruar kurrë, një nga ato më të rëndësishmet në jetë ishte kjo e sotmja për Jurgen Goxhën. Futbollisti shqiptar është bërë baba për herë të parë dhe sigurisht që lumturia në një moment të tillë buron natyrshëm. Ish-lojtari i Bylisit, i cili tashmë vijon karrierën e tij në Azerbajxhan, ka vendosur ta ndajë lumturinë e tij me të gjithë, teksa emocionon me fjalët e shprehura përmes rrjetit të tij social.

“NOAN, Mirëserdhe në jetë i shtrenjti im!! Kur të mora në krah nuk kisha përjetuar kurrë ashtu ndjenje! Je gjeja më e bukur e jetës sime. Falenderoj mamin tënd që më dha gjënë më të shtrenjtë në botë. Babi nuk di të thotë shumë fjalë sepse zemrën ma ke bërë mal sot. Por të premtoj që do bëhem copash për ty dhe mamin tënd që t’ju bëj njerëzit më të lumtur. Nëse më duhet edhe të lyp një ditë për ju do ta bëj pa pikë turpi vetëm ty mos të mungojë asgjë. Të dua sot dhe përgjithmonë Noani im“, ka shkruar Jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online