FOTO/ Dueli me Ronaldon s’ka fund, Barcelona “tall” Juventusin me statistikat e Mesit

Ronaldo-Mesi është një duel që duket se kurrë nuk do të ketë një fund. Të dy lojtarët kanë magjepsur botën me nivelin e treguar në fushën e lojës, ku për vite me radhë i kanë ndarë tifozët në dy krahë, në njërën anë mbështetësit e argjentinasit e në krahun tjetër ata të sulmuesit portugez. Përballjet e tyre kundër njëri-tjetrit nuk kanë qenë më gjatë të mundura së fundmi, që kur Ronaldo vendosi të linte Realin e Madridit për të veshur fanellën e Juventusit.

Por bardhezinjtë janë kundërshtarët e Barcelonës këtë sezon në Champions League, duke rizgjuar edhe njëherë duelin më të madh midis dy gjigantëve të futbollit. Në ndeshjen e parë, katalanasit dhe “Zonja e Vjetër” nisën një betejë edhe në rrjetet sociale, me blaugranat që thumbonin me fjalët: “Të lumtur që mund të shihnit më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”, ndërsa Juventusi u kundërpërgjigj menjëherë: “Ndoshta e keni parë në fjalorin e gabuar. Do ju sjellim të duhurin në ‘Kamp Nou’”.

Por thumbimet në rrjete sociale nuk janë mbyllur ende. Këtë herë është sërish Barcelona ajo që hedh hapin e parë, duke marrë shkas nga një postim i “ESPN” për “t’u tallur” me Juventusin. Skuadra spanjolle ka shpërndarë në faqen zyrtare një foto ku shihen statistikat e Leo Mesit, me golat nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit. Argjentinasi numëron plot 33 të tillë, 2 më shumë se i gjithë ekipi i Juventusit, që renditet fill pas tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online