Sulmuesi i frikshëm debutoi me Shqipërinë, trajneri vlerëson ish-lojtarin e Kukësit: Të mjaftuan 7 minuta për të treguar kualitetin

Vëllazërorja e sotme midis Shqipërisë dhe Kosovës ishte një ndeshje debutimesh jo vetëm nga ana e kuqezinjve, por edhe në krahun e dardanëve. Në një formë të frikshme me 21 gola të shënuara në kampionat, Mirlind Daku siguron me meritë një ftesë në përfaqësuesen A, madje edhe minuta në fushën e lojës.

Ish-futbollisti i Kukësit pati mundësinë të mbajë veshur fanellën e Kosovës për 7 minuta në takimin e sotëm. Një urim nuk mund të mungonte nga trajneri i tij që po i nxjerr më të mirën këtë sezon, Ismet Munishi. Kreu i pankinës së Ballkanit ka vlerësuar lojtarin e tij, për të cilin shprehet se i kanë mjaftuar ato pak minuta në këmbë për të shpalosur gjithë kualitetet e tij.

“Urime për debutimin Mirlind. Mjaftuan 7 minuta dhe 2 topa që i preke për të treguar kualitetin që e ke. Unë biri yt Kosovë“, shkruan trajneri i mirënjohur Ismet Munishi në profilin e tij në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online