“Për Tironën deri në frymën e fundit”! Tifozët bardheblu i japin zemër ekipit para Laçit: Ndeshja e sezonit, 3 pikët e radhës

Tirana ka humbur me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Por pavarësisht kësaj disfate, tifozët bardheblu nuk lëkunden nga besimin i tyre karshi skuadrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, “Tirona Fanatics” konfirmon prezencën për ndeshjen e radhës, atë kundër Laçit të vendit të dytë.

“Të shtunën në 16:45 luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, kundër laçit në “Air Albania”. Biletat kanë dalë në shitje te biletaria e stadiumit “Selman Stermasi” e shiten aty prej orës 10:00 deri ne 19:00. Shkojmë, bashkë për të mbështetur ekipin 90 minuta drejt fitores e 3 pikëshit të rradhës. Me ty deri në frymën e fundit, për Tironën”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online