FOTO/ Ekipi i Rashicës do të ketë përballë Armando Brojën, Noruiçi krahason statistikat e sulmuesve

0

Sauthemptoni do të përballet me Noruiçin këtë të premte. Armando Broja është kërcënimi kryesor për ekipin ku aktivizohet Milot Rashica, prandaj “kanarinat” u kanë treguar sot tifozëve njeriun që do të rrezikojë portën e tyre.

Noruçi ka publikuar një postim në faqen e vetë zytare, ku krahason statistikat e Armando Brojës dhe sulmuesit të tyre kryesor, Pukit. Të dy lojtarët janë autorë të 6 golave në Premier Ligë, ndërsa të njëjta shifra ndajnë edhe në gjuajte, prekje të topit dhe rekuperime. Ndërkohë Broja numëron gati dyfishin e dueleve të fituara në krahasim me Pukin, ndërsa finlandezi ka një përqindje më të lartë në saktësinë në pasime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.