“Për Silvinjon thashë: ‘Ky qenka punëtor’”, Neptun Bajko tregon frikën për trajnerin kuqezinjve: Nuk është Kombëtarja për promovim talentesh

Skënder Gega është shfaqur në një mënyrë krejt ndryshe. Tashmë jo pranë topit, por pranë mikrofonit në podcast-in e tij të hapur së fundmi. Ish-lojtari i njohur ka publikuar episodin e parë të “Soccer Talk Podcast”, të cilin e ka nisur me një bashkëbisedim me Neptun Bajkon dhe Ledio Panon. Ndër të tjera, temë diskutimi ka qenë edhe Kombëtarja shqiptare. Bajko tregon përshtypjet e tij të para për Silvinjon dhe “frikën” që ka për këtë trajner.

“Trajneri Silvinjo më pëlqeu për diçka. Thashë: “Ky qenka punëtor. Ky dëshironka punën dhe ky qenka gjithë energji për të bërë diçka pozitive”. Mirëpo, shpresoj që të mos më dalë fjalë, po shikoj që nuk është një ndërtues i ekipit kombëtar, që të na krijojë atë idenë që ekipi kombëtar i Silvinjos po luan këtë sistem loje dhe të dallohet përnjëherë që është ekipi i Silvinjos. Ekipi kombëtar gjithmonë do të ketë lojtarë të rinj të talentuar që luajën në Europë. Por po arrite në ekipin kombëtar që të promovosh lojtarët e talentuar, nuk shkon kjo. Unë këtë frikë kam”, ka thënë Neptun Bajko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *