Për shkakun e Strakoshës dhe Imobiles, Lazio rrezikon përjashtimin nga Serie A

Një lajm i bujshëm vjen nga Seria A atje ku Lacio rrezikon përjashtimin nga elita e futbollit italian. Kjo pasi ka pasur ndërhyrje në testimet për pandeminë, ndërsa është ngritur një çështje në Itali për të parë fajësinë e ekipit të Inzaghit.

Thomas Strakosha, Lucas Leiva dhe Ciro Imobile rezultuan si pozitiv me Koronavirus para ndeshjes me Club Brugge, duke humbur mundësinë që të luajnë në javën e shkuar.

Por të tre këta futbollistë ishin në ndeshjen e fundit ndaj Torinos në Seria A atje ku u fitua me përmbysje, ndërsa Imobile dhe Leiva u gjendën në fushën e lojës.

Në testin e bërë së fundmi para ndeshjes në Champions League kundër Zenit, këta lojtarë kanë rezultuar sërish pozitiv. Nëse rezulton se Lacio ka manipuluar rezultatet e testimeve dhe ka rrezikuar kundërshtarin në Seria A vetëm për të pasur në fushë tre lojtarët kryesorë, atëherë do të ketë një dënim me ulje të madhe pikësh deri në përjashtim nga Serie A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online