“Zgjedhjet po afrojnë”, presidenti i Bylisit tregon premtimin e Ramës: Nëse nuk e mban fjalën, është super mashtrues

Presidenti i Bylisit është i bindur se kryeministri Edi Rama do të plotësojë kërkesat e parashtruara nga ana e Ligës Profesioniste për përmirësimin e sportit. I ftuar në emisionin “Gol pas Goli”, Kapllanaj ka vendosur theksin se ka ardhur premtimi nga vetë Rama se do të plotësohen të katër kërkesat, me kushtin e vetëm që futbolli duhej të rifillonte.

“Ne ishim klubi që kemi nisur të parët kërkesat për t’u plotësuar nga ana e Qeverisë. Unë mendoj se do të bëhet dhe jemi të bindur, pasi në të kundërt nuk do të ishim futur në fushë. Kemi marrë garanci të plotë dhe nëse nuk i plotëson as këtë herë atëherë Rama i bie të jetë super mashtrues.

Ai na dha fjalën që do t’i plotësojë katër pikat vetëm duhej që të ktheheshim në fushë. Këtë e përmendi edhe në takimin me Dukën. Tani edhe zgjedhjet po afrojnë, nëse nuk i plotëson kjo Qeveri, atëherë ne këtu jemi dhe futbolli do të ketë prapë probleme. Mund ta bashkëpunojmë me Qeverinë tjetër”, ka thënë Kapllanaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online