Për herë të parë shohin një ndeshje të Koresë së Jugut, diktatori Kim Jong-Un lejon popullin të shijojë turpërimin nga Brazili

Kampionati Botëror në Korenë e Veriut vjen me dy ditë vonesë. Një transmetim i pazakontë që përzgjidhet nga vetë Kim Jong-Un. Diktatori i shtetit aziatik jep të drejtën e transmetimit dy ditë pasi ndeshjet janë zhvilluar, ndërsa përballjet e Japonisë dhe Koresë së Jugut nuk janë shfaqur për asnjë moment që nga fillimi i Kupës së Botës.

Megjithëse i njëjti komb, Koreja e Jugut nuk pëlqehet aspak nga Kim Jong-Un. Por humbja e fundit ndaj Brazilit duket se ka kënaqur liderin suprem dhe e ka shtyrë t’i tregojë popullit të tij turpërimin e fqinjëve jugorë. Eliminimi 4-1 nga Brazili është e vetmja ndeshje e Koresë së Jugut që është transmetuar në Korenë e Veriut dhe arsyeja është e qartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online