Për herë të parë në histori, një arbitër i Superiores do të gjykojë ndeshjen e grupeve të Champions League-s

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arbitrimi shqiptar do të shkojë në një tjetër nivel. Për të parën herë në histori, një arbitër shqiptar do të ndajë drejtësinë në grupet e Champions League-s. UEFA i ka besuar gjyqtarëve të “Abissnet Superiore”-s ndeshjen mes Young Boys-it dhe Leipzig-ut.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor në këtë përballje, e cila do të luhet më 19 shtator, duke nisur nga ora 18:45. Në rolin e gjyqtarëve anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërkohë, Florian Lata do të kryejë funksionin e arbitrit të katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *