“Për çfarë ulëret”? Debati me tone në larta në tunel, arbitri i kthehet Pikesë: Ti gjithmonë bërtet

Nuk ka kaluar pa tensione ajo ndeshje mes Alaves dhe Barcelonës, që përfundoi në barazim 1-1. Katalanasit kanë pasur shpesh ankesa për gjykimin këtë sezon dhe një episode i tillë i ka përndjekur edhe në përballjen e fundit në La Liga. De Jong rrëzohet në zonën e rreptësisë, por as gjyqtari e as VAR-i nuk ndërhyjnë, duke e konsideruar mëse të rregullt ndërhyrjen.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zherard Pikesë, që pretendonte për një penallti. Në pushimin mes pjesëve mbrojtësi katalanas ka shkuar për të shkëmbyer disa fjalë me arbitrin kryesor të takimit. “El Golazo de Gol” ka zbuluar edhe debatin mes tyre, që është zhvilluar me tone të larta në tunelin që të lidh fushën me dhomat e zhveshjes.

“Nëse nuk do, nuk do”, i është drejtuar Pike gjyqtarit Hernandez Hernandez, që nuk ka vendosur të rrijë pasiv. “Për çfarë ulëret? Ti gjithmonë përfundon duke bërtitur. Kjo më duket si një shoë, jo një bisedë normale. Më ngjan si një shoë dhe unë nuk i pëlqej ato”, ka thënë arbitri që ndau drejtësinë në Alaves-Barcelona.

Më pas Pike ka folur me tone më të ulta, duke mbyllur debatin me fjalët: “Kur flet për interpretime, gjithmonë interpreton atë që do”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online