Krenari/ Një shqiptar mes “thesareve” të Europës, Marash Kumbulla sheh sipër vetëm Kulusevskin

Marash Kumbulla vazhdon të bëjë krenar të gjithë shqiptarët. Talenti kuqezi po ecën me hapa gjigantë, teksa vetëm në sezonin e parë në Serie A të jepte përshtypjen e një veterani në fushën e lojës, duke tërhequr pas vetes emrat më të mëdhenj të Italisë dhe Europës. Në fund siguroi një kontratë me Romën, ku nuk e ka ndalur shkëlqimin dhe ka rrëmbyer vendin e titullarit, të cilin e ka shpërlyer me dy gola.

Me paraqitjet e tij ka bërë që të shihet si një nga lojtarët më premtues për të ardhmen, duke i rritur mjaft vlerën kartonit të tij në treg. “CIES Football Observatory” ka publikuar së fundi një studim ku rendisin “thesaret” më të çmuara të 5 kampionateve më të forta të Europës. Në listë përfshihen vetëm ata lojtarë që kanë lindur pas vitit 2000 dhe nuk kishte sit ë mungonte as emri i Kumbullës.

Në Serie A 20-vjeçari shqiptar e sheh sipër tij vetem Dejan Kulusevskin e Juventusit, që ka një vlerë në treg prej 75.1 milionë euroë, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares kuqezi vlerësohet me 21.6 milionë euro. Ndërkohë në renditjen e të 5 kampionateve më të forta të Europës, Kumbulla përfshihet në top 30, më saktësisht i 27-i, ndërsa lista kryesohet nga Dejvis i Bajernit të Mynihut dhe podiumi plotësohet me Xhejdon Sançon e Ansu Fatin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online