Nuk është për Serie B/ Nga Dibala te Ikardi, Etrit Berisha bëhet mjeshtër i penalltive

Etrit Berisha është duke bërë një punë mjaft të mirë në portën e Spalit këtë sezon. Portieri shqiptar po e dëshmon në çdo ndeshje se është një luks për Serinë B, pasi me aftësitë tij meriton të luajë në nivele më të larta. Ditën e djeshme i ka siguruar fitoren ekipit të vetë kundër Rexhinas pas asaj penalltie të pritur ndaj Denis.

Gardiani kuqezi di si të fluturojë brenda katërkëndëshit të tij dhe këtë e vërtetojnë edhe 11 metërshat që ka ndalur me sukses. 2 të tillë nga 3 të dhënë për këtë sezon janë një statistikë mjaft e mirë për të nisur mbarë edicionin e ri futbollistik.

Por me penalltinë e djeshme Berisha numëron plot 10 raste kur i ka thënë “stop” kundërshtarit nga 37 gjithsej. Një përqindje prej 27% sukses në pritjen e 11 metërshave e bëjnë gardianin e Kombëtares shqiptare një mjeshtër mes shtyllave të portës. Denis ishte i fundit që humbi duelin me Etrit Berishën, ndërsa më parë një fat të tillë e kanë pasur edhe sulmues të klasit botëror si Dibala apo Ikardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online