Për çfarë i duhen futbollit shqiptar arbitra si ai në Lushnjë?

Sot Partizani barazoi në Lushnjë. Nuk fitoi, mirë t’i bëhet, sepse nuk ka justifikim kur ndalesh nga një ekip që po hynte në histori për humbjet rresht dhe po pret me padurim pushimet. Në njërin krah Partizani që synon Europën dhe në tjetrin një ekip i shthurur e pa asnjë motivim, pa harruar diferencën në cilësi.

Megjithatë, nuk mund të mos theksohet katrahura e një arbitrimi me shumë se të turpshëm. Kur një arbitër, me gjithë ndihmësit e tij, gabon dy herë në mënyrë skandaloze dhe vendos rezultatin e ndeshjes, duhen bërë disa vlerësime. Së pari, Lushnja nuk kishte nevojë për pikë, ndaj arbitri nuk e ka favorizuar me qëllim. Së dyti, Partizani nuk kërcënon as Skënderbeun e as Kukësin, ndërsa duket e vështirë që arbitri të favorizojë Luftëtarin duke dëmtuar Partizanin.

Meqë jemi te Luftëtari, në Lushnjë arbitronte “krimineli” i Gjirokastrës, Blerim Ziri. Ky person gjykoi Luftëtari-Teuta në nëntor dhe nëse ajo ndeshje përfundoi 2-3, ishte ai njeriu që vendosi gjithçka, aq sa në Gjirokastër jo vetëm që është “Non grata”, por as në qytet nuk shkel më.

Federata Shqiptare e Futbollit e largoi nga Superiorja, pasi Luftëtari kërcënoi me bojkot dhe nxorri dhe fakte që ky zotëria, Ziri, kishte marrë ryshfet kur Luftëtari ishte në Kategorinë e Parë.

U zhduk pak javë Ziri, por u kthye qetë-qetë në Kategorinë e Parë, ku ka drejtuar këtë vit. Tani shefat e arbitrave e caktuan në Lushnjë, me shpresën se do kalonte pa vënë re, se fundja Partizani duhej ta kthente në stërvitore. E keqja është se Partizani ishte në ditë ters dhe për dreqi, ky Ziri nuk i dha një penallti sa një mal dhe me pas shpiku një penallti për Lushnjën. Ishte edhe një anësor i verbër që nuk e pa penalltinë për Partizanin pas një ore lojë, ndaj këtu diçka nuk shkon.

Kush i vendos këta arbitra të paaftë apo dashakeq? E ka fajin Ziri dhe shokët e tij, apo kush i përzgjedh? Për çfarë i duhen futbollit tonë këta të paaftë e shkatërrues të investimeve të klubeve? Pse nuk u hapet rruga të rinjve, sado gabime të bëjnë, por vazhdohet me të paaftë, persona që akuzohen çdo tre muaj për korrupsion? Dikush duhet të përgjigjet atje lart, në FSHF…

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/1567748759989708/

3 thoughts on “Për çfarë i duhen futbollit shqiptar arbitra si ai në Lushnjë?

  1. Kur humbet keshtu do justifikoheni. Beri gol Partizani qe ju e mbani gjoja per legjende dhe nuk e dha gjyqtari? Mos harroni se partizani vjen nga kategoria e dyte ku Lushnja nuk ka luajtur asnjehere qe kur eshte formuar si klub.

  2. Cudi ! Lushnjes i jane mohuar mbi 15 penallti sivjet, dhe asnjeri nuk foli. Sot nuk ju dha nje penallti Partizanit dhe u shemb bota. Ikni o legena se i keni katandisur ndeshjet e futbollit me shkallet bosh si ne asnje vend te botes. I harruat penalltit ne fier me Vllaznin e Kamzen, me Teuten, me Partizanin, Skenderbeun,luftetarin. Fuck ju legena. Mos donit qe Lushnja te hapte porten per legenat e Braces dhe Finos? Fuck you and Fuck shkerdhaten (fshf-ne)

Leave a Reply to Partizani skuader koti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *