Pep Guardiola refuzon ftesën e Katarit për të parë ndeshjet e Botërorit nga stadiumi: Shijohen mirë me një gotë verë të kuqe në shtëpi…

Me padurim pritet fillimi i Botëror dhe duket qartë se në Katar do të kemi mundësinë të shikojmë një spektakël të vërtetë. Ndërkohë është mësuar së fundmi se Pep Guardiola nuk do të shkojë për t’i ndjekur ndeshjet nga stadiumi. Ai ka marrë një ftesë për të qenë i ftuar gjatë Botërorit, madje edhe për të analizuar takimet, por trajneri i njohur e ka refuzuar.

“Mënyra më e mirë për të shijuar ndeshjet e Botërorit është të qëndrosh në shtëpi dhe t’i shikosh ndeshjet me një gotë verë të kuqe. Unë kam planifikuar të kem disa javë pushim dhe më pas do të fillojmë stërvitjen me lojtarët që nuk janë pjesë e Botërorit. Ndoshta do të stërvitemi në Mançester apo Abu Dhabi ku mund të kemi një ndeshje përgatitore.

Unë nuk do të shkoj në Katar. Po rri në shtëpi për të ndjekur ndeshjet. Ndoshta do të shkoj në një pushim të shkurtër në Spanjë me familjen time dhe kaq. Mezi pres ato ndeshje, por do t’i ndjek nga shtëpia”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online