“Pengu i vetëm që nuk fituam titullin kampion”! Nexhipi largohet nga Kukësi: Përjetova emocione të forta, do i mbaj mend gjatë

Nderim Nexhipi është larguar nga posti i drejtorit sportiv pas 3 vitesh e gjysmë nga Kukësi. Puna e bërë te verilindorët meriton përgëzime, por rezultatet negative të sezonit që lamë pas sollën edhe këtë vendim të Nexhipit. Ishte momenti që të mbaheshin disa përgjegjësi, me Nderimin që zgjedh të largohet me nder nga posti pas gjithë kontributit të dhënë në këto 3 vite e gjysmë. Në postimin e fundit në “Facebook”, ish-drejtori sportiv i Kukësit ka vetëm falënderime për të dhënë e asnjë polemikë për të hapur. E në një vend si Shqipëria edhe kjo është një arritje më vete.

“Faleminderit Kukësi! Aventurës time te Kukësi i erdhi fundi dhe largohem me pengun e vetëm, titullin kampion para tifozëve të mrekullueshëm te Kukësit. Pas një periudhe prej 3 vitesh e gjysmë si drejtor sportiv i FK Kukësit, erdhi dita qe të përshëndetem me të gjithë, duke falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.

Dua të falenderoj presidentin Safet Gjici i cili më besoi një post shumë të rëndësishëm në klubin e Kukësit, duke më emëruar drejtor sportiv dhe duke më dhënë mundësinë te tregoj vlerat e mija ne këtë drejtim. Shpresoj që besimin e dhënë, t’ia kem shpërblyer duke punuar çdo dite për të mirën e klubit dhe të mirën e të gjithëve.

Dua te falenderoj cdo trajner, ndihmes dhe te gjithe bashkepunetoret e mi gjate kesaj periudhe te Kukesi, te cilet me kane ndihmuar qe ta kem me te lehte kete pune. Se bashku kemi kaluar suksese, kemi fituar trofe, jemi zhgenjyer por ne fund kemi sakrifikuar te gjithe per nje qellim, per te rritur vlerat e klubit dhe per te fituar sa me shume. Ne 3 vite e gjysme, perjetova emocione te forta ne kampionat dhe Europe, gje te cilen do ta mbaj mend gjate dhe do te jem falenderues gjithmone. Kukesi u kthye ne nje shtepi per mua dhe gjithmone do te kete nje vend te vecante ne zemren time. Faleminderit te gjitheve per gjithçka”, shkruan Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online